Salianji: Flamur Nokën s’do e mbaja as për roje tek PD, ai është aksidenti më i madh në parti

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, hodhi akuza të forta ndaj deputetit Flamur Noka, duke e cilësuar atë si një nga figurat më problematike brenda selisë blu.

I ftuar në News 24, Salianji e ka përshkruar Nokën si një person me probleme të shumta ligjore dhe lidhje me elementë kriminalë.

“Edhe roje nuk e mbaj unë atë, po të jetë për mua. Nuk thashë që e mbaj. Ai është një njeri që ka probleme me ligjin, ka probleme me grupet kriminale, ka akuza për korrupsion, shpërdorim, sepse ua ka dhënë familjarëve të vet prona të caktuara dhe ka një mijë problematika, përveçse ka shkatërruar degët e PD-së në themel”, tha ai.

Në vijim, Salianji e cilësoi Nokën si “fytyrën e dështimit” të Partisë Demokratike, duke shtuar se ai mbahet pranë nga Sali Berisha për shkak të retorikës së tij.

“Dhe ai është fytyra e dështimit të PD-së dhe aksidenti më i madh politik që ka PD-ja. Berisha e mban afër, sepse vetëm ai mund të thotë ato gomarllëqe“, tha ish-deputeti.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Infantino dëshiron të rizgjidhet në krye të FIFA-s, Trump i nxjerr kartonin e kuq! Presidenti i SHBA-së i ofron zviceranit postin e rëndësishëm

Pjesë nga fjala e Ervin Salianjit: Ne kemi një problem tjetër; nëse rrimë vetëm në këtë dimension, ne nuk fitojmë kurrë. Së pari njëherë, debati që do ta shmangi edhe Lubonja, sepse ka rregulla, ne nuk mund të jemi si Rama, ne duhet të krijojmë epërsi morale duke qenë ndryshe nga Rama, duke respektuar rregullat e brendshme.

Ne nuk mund ta mundim Ramën me një Ramë tjetër brenda partisë. E dyta, unë nuk thashë që do e mbaj, sepse nuk e mbaj, edhe për shkak të nivelit këtë zotërinë, këtë Nokën për shembull. Edhe roje nuk e mbaj unë atë, po të jetë për mua. Nuk thashë që e mbaj. Ai është një njeri që ka probleme me ligjin, ka probleme me grupet kriminale, ka akuza për korrupsion, shpërdorim, sepse ua ka dhënë familjarëve të vet prona të caktuara dhe ka një mijë problematika, përveçse ka shkatërruar degët e PD-së në themel.

Lajme të tjera |  Moti i keq/ Alarmi i meteorologes, stuhi të forta godasin Shqipërinë të premten, ja zonat më të rrezikuara

Dhe ai është fytyra e dështimit të PD-së dhe aksidenti më i madh politik që ka PD-ja. Berisha e mban afër, sepse vetëm ai mund të thotë ato gomarllëqe. Dhe njerëzit që e pranojnë autoritetin e tij, nuk e pranojnë në këtë nivel. Gomarllëqe të atyre përmasave mund t’i thotë vetëm një njeri si ky.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us