VIDEO/ 5 gola, spektakël dhe penallti e humbur! Shqipëria “pa frena” në Turqi

Kombëtarja shqiptare U-21 fitoi ndeshjen miqësore ndaj Uzbekistanit me rezultatin 3-2, në një takim ku kuqezinjtë dominuan lojën dhe krijuan disa raste të rrezikshme gjatë gjithë takimit.

Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, duke treguar organizim dhe efikasitet në fazën sulmuese. Golat e fitores i shënuan Ermir Rashica dhe Etnik Brruti (dopietë).

Trajneri Alban Bushi e nisi takimin me këtë formacion titullar: Giulio Veliaj (GK), Diar Vokrri, Arlind Kurti, Gabriel Ramaj, Elton Fikaj, Fabjan Përndreca, Aidon Shehu, Feta Fetai, Benjamin Dibrani, Etnik Brruti dhe Ermir Rashica.

Shqipëria kaloi në avantazh në minutën e 17 me Ermir Rashicën, i cili finalizoi një aksion të mirë të kuqezinjve.

Uzbekistani reagoi shpejt dhe barazoi rezultatin në minutën e 22 me Fayzullaev.

Lajme të tjera |  Sinjale largimi apo vazhdim?! E papritur te Vllaznia, mesfushori i Edi Martinit ÇUDIT me veprimin e fundit

Megjithatë, Kombëtarja U-21 reagoi menjëherë dhe mori sërish kontrollin e lojës. Etnik Brruti shënoi dy gola brenda dy minutash, fillimisht në minutën e 30 dhe më pas në minutën e 32, duke çuar reultatin në 3-1 për Shqipërinë.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë patën mundësinë të thellonin avantazhin, por në minutën e 70 Arlind Kurti humbi një goditje nga pika e penalltisë. Vetëm një minutë më vonë Uzbekistani ngushtoi shifrat në 3-2 me golin e Abdurakhmonov Firdavs.

Pavarësisht presionit të minutave të fundit, Kombëtarja shqiptare U21 arriti të administrojë rezultatin dhe të sigurojë një fitore të merituar në këtë ndeshje miqësore.

Goli i Ermir Rashicës

Goli i parë nga Brruti

Lajme të tjera |  Në prag të Botërorit, Xherdan Shaqiri “braktis” Zvicrën për Shqipërinë (FOTO)

Goli i dytë nga Brruti

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us