KATEGORIA E DYTË/ Festival golash në grupin B! Butrinti nuk njeh “mëshirë” ndaj Partizanit B dhe ruan kryesimin, Tomori “manita” në Berat (REZULTATET)

Kanë përfunduar ndeshjet e grupit B të Kategorisë së Dytë, në kuadër të javës së 21-të, ku janë shënuar gjithsej 20 gola. Butrinti ka mposhtur 4-2 Partizanin B duke mbajtur edhe këtë javë kreun e klasifikimit. Po ashtu edhe Tomori ka triumfuar thellë 5-2 me Maliqin.

Në anën tjetër, Eagle Football ka marrë një fitore të çmuar në kryeqytet me rezultatin 2-0 ndaj Delvinës duke ruajtur vendin e 8-të për mbijetesën.

Në sfidat e tjera, ajo mes Këlcyrës dhe Shkumbinit ka përfunduar në barazimin 1-1, ndërsa Oriku është ende duke luajtur me Bylisin B në transfertë, të cilën po e kryeson skuadra vlonjate.

REZULTATET:

Tomori 5-2 Maliqi (Vidrica 7′, Abdulsalam 35′, 63′, Alinani 67′, Ngene 86’/ Elmas 13′, Pero 32′)

Lajme të tjera |  Sinjale largimi apo vazhdim?! E papritur te Vllaznia, mesfushori i Edi Martinit ÇUDIT me veprimin e fundit

Eagle Football 2-0 Delvina (Hyzellari 19′, 32′)

Këlcyra 1-1 Shkëmbuni (Shehu 50’/ Baparape 52′)

Butrinti 4-2 Partizani B (Basha 16′, 54′, Lala 39′, Diop 90’/ Goga 63′, 81′)

Bylis B 0-2 Oriku (Gjinaj 27′, Llojaj 71′) PO LUHET 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us