“Protesta arma jonë kryesore“, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Dialog intensiv me qytetarët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shfrytëzoi mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve për t’i lënë porosi kryetarëve të degëve për të pasur dialog intensiv me qytetarët.

Është e domosdoshme që kryetarët e degëve, koordinatorët, drejtuesit politikë të kenë një agjendë të vazhdueshme, si dhe kryebashkiakët. Të takimeve me strukturat dhe qytetarët. Është e domosdoshme, nuk ka gjë më të rëndësishme, t’i dëgjojmë, debatojmë, shpjegojmë, kjo është e një rëndësie kapitale për ne. Jemi në kilometrin e fundit, do të thotë që problemet që kishim i kemi lënë pas. Tani kemi vetëm një problem, që është Edi Rama. Koha provon se protesta është arma jonë më kryesore“, tha ai.

Lajme të tjera |  Zbardhen vendimet e Qeverisë: Ndihma për familjet e policëve të rënë në detyrë, Shqipëria do të dërgojë oficerë në Gaza

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us