Edhe pse u mendua se kalimi i mesfushorit Kristjan Asllani te Besiktas me “formulë” huazimi do rikthente qetësin për shqiptarin, raportimet e fundit e shpërbëjnë të gjithën këtë “hipotezë”.
Sipas raportimeve nga mediat turke, klubi i Interi, i cili zotëron kartonin e lojtarit, ia ka bërë të qartë drejtuesëve të Besiktas se nuk e “lëshon” përfundimisht Asllanin pa 11 milionë euro.
Por reagimi i gjigantëve të Stambollit nuk ka vonuar, refuzim kategorik. Bardhezinjtë nga Superliga turke nuk kanë në plan të ofrojnë me shumë se 5-6 milionë euro, çka do të thotë reduktim të pretendimeve nga zikaltërit deri në 50%.
Në këtë situatë, vështirë se Interi do pranojë një ulje kaq të ndjeshme. Me shumë gjasa, Asllani do të vazhdojë “kalvarin” e lëvizjeve.





