Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është shfaqur sot para mediave për një bashkëbisedim me gazetarët dhe aty ka zbuluar se si është situata me trajnerin e Kombëtares, Silvinjo dhe nëse pritet rinovimi i kontratës me të.
“Padyshim që prisnim më shumë dhe sipas meje edhe meritonim më shumë. Me atë që dhamë në fushë në Poloni, kompeticoni në përgjithësi ka qenë i mirë, në total, kualifikueset në grup, padyshim që kishte edhe ndeshje në të cilat nuk kanë qenë në pritshmëritë tona. Gjatë rrugëtimit të kualifikuesve, kishte paraqitje shumë të mirë ndaj kundërshtarit direkt, se ishte objektivi ynë për të qenë të dytët në grup, ndërsa kemi vuajtur me Lituaninë. Me Anglinë, shumë skuadra në Europë kanë të vështirë të kenë performancë të mirë, por në “Air Albania” ishte mirë. Kualifikueset për mua ishin të suksesshme, për ta shtyrë për ta lidhur me trajnerin e stafin, janë më të mirat e historisë, në Europian ishin të parët në grup, në Botëror të dytët, që nuk ka ndodhur asnjëherë me parë. Padyshim dëshironim të shkonim në Botëror, mund të shkonim nga ajo ndeshje, ta provonim fatin
Mbase kontrata duhej të ishte deri në mars në fund të play-off, por ne kishim rënë dakord që në nëntor e padyshim mund të kishte qenë ndryshe. Nuk mund të bënim kontratë deri në mars se do ishte demotivuese për skuadrën. I jepnim mesazh që nuk shkojmë në Botëror, ndaj kontrata e trajnerit është deri pasi të përfundojë Botërori. Diferencat janë shumë të vogla dhe përgatitja psikologjike e besimi te fitorja është ndër gjërat më të rëndësishme. E para është të bindësh veten që mund të arrijmë e pastaj ta çojmë te të tjerët”, tha Duka.





