Ish-sulmuesi i Laçit, Emiljano Bullari, do të vijojë karrierën te skuadra e Ellas Syros, në Superligën 2 të Greqisë. Lajmi është bërë zyrtarë nga vetë klubi grek nëpërmjet faqes zyrtare.

Vlen të theksohet fakti se sezonin e kaluar, 25-vjeçari veshi fanellën e PAS Janinës, ku ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës me shtatë gola, duke u dalluar si një nga sulmuesit më të mirë të kategorisë.
Në të kaluarën Bullari ka qenë edhe pjesë e Kombëtares Shpresa, ku numëron 6 ndeshje dhe 3 gola të shënuar.
Në sezonin 2024-2025, sulmuesi shqiptar ishte pjesë e Laçit në Superiore, ku u aktivizua 32 ndeshje ku shënoi 4 gola.





