Egnatia kërkon surprizën e radhës në Champions, kampionët e Shqipërisë zbresin SONTE në fushë përballë rivalit slloven

Ditën e sotme, Egnatia do të zbresë në fushë për të zhvilluar takimin e parë përballë NK Celjes, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Champions League, sfidë e cila do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës në orën 21:00.

Në kampin e rrogozhinasve, atmosfera duket tejet entuziaste dhe me dëshirën e madhe për të dhuruar një performancë pozitive dhe arritjen e një rezultati që do t’i jepte një shtysë ekipit të Nevil Dedes për sfidën e kthimit në Slloveni.

Edhe pse duhet thënë që në letër, kampionët e Shqipërisë nuk janë favoritë për shkak të diferencave në fushë, rrogozhinasit duan të shkaktojnë surprizën e radhës në këtë kompeticion elitar, marrë në konsideratë edhe suksesin e turit të parë ndaj Petrocubit të Moldavisë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Risia e Egnatias merr formë, Agim Demrozi ia beson ekipin e ri trajnerit Duro

Kujtojmë se ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën pasardhëse, të martën e datës 28 korrik në stadiumin “Stadion Z’dezele” në orën 20:15.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us