ZYRTARE/ Dështoi në Botëror, Federata shkarkon trajnerin e kombëtares

Rudi Garcia nuk do të jetë më pjesë e Belgjikës. Trajneri 62-vjeçar është shkarkuar nga detyra, pasi dështoi në çerekfinale të Botërorit 2026, duke u mposhtur 2-1 nga Spanja.

Kujtojmë se francezi e mori drejtimin e “Djajve” në janar të vitit 2025. Ai e drejtoi Belgjikën në 20 ndeshje, duke marrë 12 fitore, 6 barazime dhe 2 humbje, por një nga këto dy të fundit ka rezultuar fatale.

Tani, Federata Belge e Futbollit hidhet në “sulm” për trajnerin e ri. Pasuesi i Garcia, duhet të gjendet para se Nations League të fillojë, për të pasur shanse e performuar mirë në atë kompeticion.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sezonin e shkuar shënoi 22 gola, “bomberi” shqiptar i bashkohet klubit të njohur në Angli

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us