“Ndaj dhe në emër të PD dhe tuajin, përshëndes përzemërsisht ata dhjetëra mijëra shqiptarë të pamposhtur që vazhdojnë uraganin e lirisë dhe i ftoj demokratet dhe demokratët në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, të mbështesin me të gjitha mundësitë e tyre këtë protestë. Të mbështesin me gjithë fuqinë e tyre, zero ndikim nga slogani i ekstremistëve të majtë apo opozitarëve të opozitës, Berisha në burg, opozitë e shitur. Asnjë ndikim, zero. Asnjë pengesë sepse ata që i thonë këto, ata kërkojnë me çdo kusht të bëjnë punën e Edi Ramës për protestën. Ndaj dhe i përshëndes se i shoh çdo natë demokratët të palodhur, të pamposhtur. Dhe përshëndes të gjithë protestuesit, por i ftoj edhe më shumë sepse po firmosin fundin e një sundimtari më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës.





