Derbi i kryeqytetit rikthehet në stadiumin “Air Albania”. Dinamo dhe Tirana masin forcat prej orës 19:00.

Emocionet janë të garantuara, ndërsa Tiranës i duhen pikë për mbijetesën dhe Dinamos për “Final Four”. Formacionet zyrtare ndërkohë janë publikuar nga trajnerët Ilir Daja dhe Orges Shehi.
REZULTATI LIVE
DINAMO 0-1 TIRANA
54′ Mysloviç
NGJARJET KRYESORE
54′ GOOOL! Dinamo 0-1 Tirana/ Mysloviç zhbllokon derbin. Bardheblutë kalojnë në avantazh. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në formacion.
45′ Mbyllet pjesa e parë, Dinamo 0-0 Tirana.
44′ Pas disa minutave pa raste të regjistruara, Bregu gjuan direkt nga goditja e dënimit. Topi shkon larg portës së mbrojtur nga Bekaj te Tirana.
34′ Vetëm rrjetë e jashtme nga Xhixha. Kapiteni i Tiranës i afrohet supergolit në “Air Albania”. (VIDEO)
33′ Harkim nga këndorja te Dinamo. Beqja gjuan me kokë, ndërsa sërish goditja nuk gjen kuadratin.
32′ Nani gjuan fluturimthi te Dinamo. Topi përfundon mbi traun e mbrojtur nga Bekaj te Tirana.
29′ Bekaj bën tjetër pritje. Koma mori topin brenda zonës, por nuk ia doli ta dërgojë në rrjetë. (VIDEO)
28′ Teqja bllokon Tabekun. Topi devijohet në këndore për Tiranën. (VIDEO)
26′ Malomo shfaq probleme te Dinamo. Merr ndihmën e stafit mjekësor.
24′ Tabeku rrëshqet në zonën e Dinamos. Nuk ia del të shfrytëzojë pasimin e Xhixhës. (VIDEO)
24′ Nani provon te Dinamo. Bekaj tregohet pozicional
19′ Drithërima te bardheblutë. Është Teikseira që kërkon të befasojë, por topi përfundon jashtë. (VIDEO)
18′ Vazhdojnë gjuajtje nga distanca. Këtë herë është radha e Alvarez nga bardheblutë. (VIDEO)
17′ Nani tenton me gjuajtje nga distanca. Bekaj kontrollon pa problem te Tirana. (VIDEO)
10′ Goditje për t’u harruar nga Malomo, i cili doli në zonën e Tiranës. Shfaqet edhe Dinamo në derbi. (VIDEO)
7′ Xhixha bllokohet nga Ismaili. Tirana provon të rrezikojë që në fillim.
1′ Nis me 15 minuta vonesë ndeshja në “Air Albania”.
19:15- Mbahet 1 minutë heshtje për Josif Meçen, ish-doktor i Dinamos.
19:15- Fillimi i derbit të kryeqytetit vonohet për 15 minuta.
FORMACIONET ZYRTARE
Dinamo: Teqja; Ismaili, Dita, Teikseira, Neziri, Bregu, Qardaku, Beqja, Koma, Nani, Malomo
Trajner: Ilir Daja
Tirana: Bekaj; Vera, Kortez, Halili, Ndong, Alvarez, Mysloviç, Rafael, Xhixha, Tabeku, Mehmeti
Trajner: Orges Shehi





