Sulejman Demollari është lojtari i huaj më i mirë në historinë e Dinamos së Bukureshtit, teksa ditën e djeshme, iu bë një nderim special, i shoqëruar nga, Florentin Petre, Demollari shkelmoi topin në ndeshjen për titull kampion në Rumani mes Dinamo Bukuresht dhe Universita Cluj, ku Dinamo triumfoi me rezultatin 2 me 1.
![]()
Legjenda shqiptare më pas mori një fanellë nga trajneri ndihmës i Dinamos dhe përshëndeti tifozët dinamovitë, dukshëm i emocionuar.
Sulejman Demollari fitoi titullin me Dinamon e Bukureshtit dhe u shpall edhe golashënuesi më i mirë.

Ai ishte lojtari i parë i huaj që bëri përshtypje në futbollin rumun pas revolucionit. Demollari shënoi 36 gola në 100 ndeshje kampionati mes viteve 1991 dhe 1995.

61-vjeçari fitoi titullin me Dinamon në vitin 1992 dhe pas eksperiencës në Rumani luajti edhe te Panionios dhe Gyor. Demollari u transferuar te “Ștefan cel Mare” nga Dinamo e Tiranës për 150 mijë euro.
SHIKONI PAMJET: VIDEO





