“Nuk kemi ku i shesim”, fermerët e Maliqit hedhin qepët në kanal!

Fermerët e fushës së Maliqit kryesisht në fshatrat Pirg dhe Zvirinë po përballen me një situatë gjithnjë e më të vështirë në tregtimin e prodhimeve të tyre bujqësore.

Qepa e prodhuar ka mbetur stok, ndërsa në mungesë të tregut, sasitë e grumbulluara po kalben dhe po hidhen.

Sipas tyre, çmimi aktual i ofruar nga tregtarët deri në 20 lekë për kilogram, është shumë i ulët dhe nuk mbulon as kostot e prodhimit.

Nga ana tjetër, fermerët theksojnë se kërkesa në treg është e dobët, kryesisht për shkak të rritjes së importit.

Të zhgënjyer nga kjo gjendje, një pjesë e fermerëve kanë zgjedhur të protestojnë në mënyrë simbolike, duke hedhur prodhimin e tyre nëpër parcela dhe kanale si shenjë revolte ndaj vështirësive që hasin në sektorin bujqësor.

Lajme të tjera |  Tani është formalitet: Komiteti voton pro, Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Fermerët kërkojnë ndërhyrje nga shteti për t’i mbështetur me prodhimin vendas dhe për të krijuar kushte të favorshme për shitjen e produkteve bujqësore në tregun vendas.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us