Premio e “frikshme”! 200 milionë lekë, klubi i Superiores “thyen bankën” për të mbijetuar në elitë

Burime për media, bëjnë të ditur se presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi i ka vendosur ekipit premio të “çmendur”, nëse Flamurtari merr 6 pikë në 2 ndeshjet e fundit të Superiores.

Saktësisht 50 mijë euro, nëse fitojnë sot me Teutën në Vlorë dhe 150 mijë të tjera në rast suksesi në Shkodër karshi Vllaznisë. E gjithë kjo kuotë shpërblimi “anormale” për një klub shqiptar, vjen si stimulim për të mbijetuar në elitë.

Kuqezinjtë pozicionohen në vendin e fundit të tabelës pas 34 javësh, por vetëm 3 pikë larg me 4 ekipet e tjera si Bylis, Vora, Tirana dhe Teuta.

Në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit, Flamurtari ka seri për t’u admiruar 3 fitore dhe 2 barazime, 11 gola të shënuar dhe 4 gola të pësuar.

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani vlerësohet më lart se të gjithë! Pas tij vijnë portieri Sherri e Mario Mitaj, ndeshje pozitive edhe për ish-in e Partizanit (NOTAT)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us