Suka dhe Xhixha “ulin armët”, sulmuesi i Partizanit dhe i Tiranës iu “bashkohen” festës me Dinamon

Dinamo fitoi për herë të 15-të Kupën e Shqipërisë, ndërsa mposhti mes “drithërimash” Egnatian në stadiumin “Air Albania”, 3 – 2 për “blutë” e kryeqytetit.

Pas këtij suksesi, nuk kanë munguar postimet e lojtarëve dinamovitë, ndërsa befasojnë jo pak reagimet apo pëlqimet e fotove nga rivalët në elitën e futbollit shqiptar.

Në postimin e qendërsulmuesit Lorenco Vila, ku shfaqen futbollistët, stafi i trajnerëve dhe presidenti Bardhi, nuk kanë hezituar ta pëlqejnë bomberi i Tiranës Redon Xhixha dhe ai i Partizanit Xhuliano Skuka.

Duket se dyshja në fjalë e kanë lënë në plan të dytë rivalitetin dhe janë bërë “një” me “blutë” e kryeqytetit, krahas shoqërisë me Vilën.

Suka dhe Xhixha “ulin armët”, sulmuesi i Partizanit dhe i

Postimi i Lorenco Vilës dhe pëlqimet nga Skuka e Xhixha
Lajme të tjera |  Rrogozhinasit kërkojnë të përmbysin parashikimet, si kuotohen skuadrat në ndeshjen Egnatia-Celje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us