“Po përdoreni si mish për top”, Edmond Spaho kundër protestuesve për Zvërnecin

Edmond Spaho ka dalë me një reagim ndryshe sa i përket protestave të mbajtura ditët e fundit në kryeqytet kundër investimeve që pritet të realizohen në zonën e Zvërnecit.

Në një postim në “Facebook”, Spaho ka publikuar foton e një të riu protestues, i cili mban në duar një pankartë me mbishkrimin:“S’ka lind ai bir k*** e as bir çifuti që të na marrë trojet tona!”.

Duke iu referuar kësaj fotografie, ish-deputeti i Partisë Demokratike shpreh bindjen se protestues të tillë po përdoren nga interesa të huaja dhe po manipulohen për qëllime që sipas tij nuk lidhen me interesin publik.

“Ne krye te protestes jane po ata sharlatane te cilet ne vitin 2019 ulerinin studio me studio televizive qe te digjeshin mandatet e deputeteve te opozites.Sipas mendjes se te marreve, mandatet u dogjen dhe nga 2019 e deri me sot vendi eshte pa opozite. Kjo po ngjet ne Tirane”, shkruan Spaho.

Lajme të tjera |  Rama shkon në Mal të Zi, në kulmin e protestave

Ky trushkulur nuk di qe dy investitoret kryesore ne Zvernec jane vellezerit myslimane nga Katari Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat

Me pas eshte e bija e Donald Trump, amerikane me rrenje te hereshme nga Gjermania.

Kujt i sherbejne keto monstra kokethara, qe i perdorin si mish per top, qe asnjehere nuk kane menduar per interesat e vendit te tyre, por jane perdorur nga te huajt.

Nje here, nje grek ne nje mbledhje nderkombetare, pa ditur qe aty ishte edhe nje shqiptar u shpreh:

Ne grekerve, serbeve, maqedonasve nuk na vjen asgje e keqe nga shqiptaret. Leri se ata hane koken njeri me tjetrin, sepse jane te keqinjte e vehtes.

Shqiptaret po ja fusin vehtes dhe vendit te tyre me nxitje nga jashte per interesa ekonomike te vendeve fqinje.

Ne krye te protestes jane po ata sharlatane te cilet ne vitin 2019 ulerinin studio me studio televizive qe te digjeshin mandatet e deputeteve te opozites.

Sipas mendjes se te marreve, mandatet u dogjen dhe nga 2019 e deri me sot vendi eshte pa opozite.

Ne vendin e Shqiponjes me dy koka ku njera koke godet dhe ha koken e tjetres.

Ec perpara shqipe! O sa mir me qene idiot!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us