Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Luis Hasa bëri debutimin me Kombëtaren shqiptare në miqësoren përballë Izraelit, sfidë kjo e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfunduar në favor të miqve 0-1. Në mesin e shumë futbollistëve që morën minuta në pjesën e dytë, krahas Shpendit dhe Hadrojt, Rolando Maran hodhi në fushën e lojës edhe 22-vjeçarin.

Mesfushori u aktivizua në minutën e 88-të, duke marrë vendin e Qazim Laçit dhe në ato pak minuta që pati në këmbë, ia doli të zhvilloi një paraqitje pozitive.

Duket se me këtë debutim, trajneri italian i ka dhënë një tjetër shtysë Hasën dhe kjo ka të bëjë me vlerën në merkato, e përditësuar së fundmi nga Transfermarkt. Nëse deri në mars, ai kushtonte rreth 3 milionë euro, sot kartoni i tij “peshon” 4.50 milionë të tillë.

Lajme të tjera |  LIVE/ Gol dhe tensione në fushë, zhbllokohen shifrat në ndeshjen Shqipëri-Izrael (VIDEO)

Një “trampolinë” e lehtë në shifra, por që mund të rritet nga dita në ditë, shto këtu dhe mundësinë për t’u aktivizuar në miqësoren e radhës përballë Luksemburgut, që do të luhet të shtunë në të njëjtin orar, pra 20:00.

Kujtojmë se Luis Hasa ishte pjesë e ekipeve zinxhirë të Kombëtares së Italisë, por në fund djaloshi 22-vjeçar zgjodhi të dëgjonte zemrën dhe të ndiqte rrënjët e tij, diçka që reflektohet dhe në deklaratat e dhëna. Po ashtu, në “palmarin” e tij, ai numëron një Kupë të Italisë me skuadrën e parë të Juventusit si dhe një titull kampion me Napolin, klub që zotëron dhe kartonin e tij.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us