Disfata e Kombëtares në miqësoren me Izraelin, Mario Mitaj nuk fshihet: Test pozitiv për gjendjen ku jemi, gjërat negative do t’i përmirësojmë rrugës

Kombëtarja shqiptare zhvilloi të mërkurën ndeshjen e parë miqësore përballë Izraelit, e cila përfundoi në favor të këtyre të fundit në shifrat 0-1. Sfida e radhës për kuqezinjtë do të jetë përballë Luksemburgut, e planifikuar për të shtunën në të njëjtin orar, 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

Në një intervistë të dhënë për kanalin e Federatës Shqiptare të Futbollit, ka folur mbrojtësi Mario Mitaj.

“Të them të drejtën për mua ishte një test pozitiv. Bëmë një ndeshje të mirë me shumë gjëra pozitive. Normalisht duhet të kemi dhe gjërat negative që duhet t’i përmirësojmë. Besoj që thjesht duhet të sistemojmë disa gjëra me trajnerin dhe në të ardhmen duhet të kemi rezultate sa më pozitive.

Në aspektin e cilësisë nuk janë në të njëjtin nivel si Izraeli, por besoj se do të jetë një test i mirë për ne se do të kemi ndeshje zyrtare dhe në këtë ndeshje mund të provojmë dhe lojtarë të tjerë që mund t’i shohë trajneri.

Besoj se është gjithmonë mirë që t’i luajmë ndeshjet miqësore dhe të shohim se në çfarë gjendje jemi dhe se çfarë gjërash kemi për të përmirësuar.

Për mua është një krenari të luaj për Shqipërinë, më pëlqen shumë kur vijë këtu në Shqipëri se tifozët na kanë ardhur gjithmonë na kanë mbështetur dhe një falenderim të madh për mbështetjen që na kanë treguar përgjatë çdo ndeshje”, tha Mitaj.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us