Rama tjetër mesazh kundër protestës nga hoteli luksoz Porto Montenegro: Njëherë na iku topi për shalësh, tani s’bëhet llaf më!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave qytetare që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec.

Nga hoteli Porto Montenegro në Tivat të Malit të Zi, kreu i qeverisë ka shfrytëzuar rastin për të ironizuar kritikët e këtij projekti, duke e cilësuar zonën ku ndodhej si një “perlë” të investuar nga dikush që dikur u dëbua nga Shqipëria.

Rama u shpreh se faji i politikanëve të vjetër, të cilët ai i quajti “honxhobonxho”, bëri që vendi fqinj t’ia kalonte Shqipërisë në zhvillimin turistik. Megjithatë, ai siguroi se një gjë e tillë nuk do të përsëritet më dhe se projektet madhore do të ecin përpara pavarësisht kundërshtimeve.

Në fund të mesazhit të tij, kryeministri theksoi prerazi se askush nuk mund ta ndalë marshimin e asaj që ai e quan “Shqipëria e Re Europiane”.

“Live nga perla që e sollën këtu dikush që e përzunë nga Shqipëria. O çuna, goca na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti.

Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prapë huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane”, ka shkruar Rama.

Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us