HISTORIKE/ Të gjithë lojtarët e lindur jashtë vendit, Maroku bëhet skuadra e parë në Botëror që…

Maroku u përball me Brazilin, një nga pretendentët për të ngritur lart Kupën e Botës. Afrikanët arritën që të marrin një pikë shumë të rëndësishme përballë tyre në ndeshjen e parë.

hakimi

Përveç golave dhe emocioneve gjatë sfidës, në minutën e 65′ Maroku u bë skuadra e parë në historinë e Botërorit që kishte 11 lojtarë të lindur jashtë vendit në fushë në të njëjtën kohë.

Dhjetë nga njëmbëdhjetë titullarët kishin lindur jashtë Marokut, por rekordi u vendos kur Samir El Mourabet (Francë) dhe Çemsdine Talbi (Belgjikë) hynë në fushë si zëvendësues.

Nga Kanadaja në Spanjë, Francë, Belgjikë dhe Holandë, kjo skuadër marokene është produkt i një diaspore globale të bashkuar nga një stemë. Një moment historik që thotë shumë për atë se si duket futbolli ndërkombëtar në vitin 2026.

Lajme të tjera |  Akord me trajnerin që nuk u mendua në fillim, Milani zgjedh më në fund pasuesin e Alegrit

LISTA E LOJTARËVE

Bono (Montreal)

Nousair Mazraoui (Leiderdorp)

Isa Diop (Tulouse)

Çadi Riad (Palma)

Ashraf Hakimi (Madrid)

Neil El Aynaoui (Nancy)

Ajoub Bouadi (Senlis)

Çemsdine Talbi (Sambreville)

Bilal El Khanous (Molenbeek)

Samir El Mourabet (Strasburg)

Ismael Saibari (Terrassa)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us