“O delenxhi burrë! Pasi i vjedh, edhe i ofendon” – Adriatik Lapaj i përgjigjet Ramës, pas komenteve për protestuesit

Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i është kundërpërgjigjur ashpër kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit iu drejtua protestuesve me termin “hajvanë”.

Nga protesta, Lapaj deklaroi se shqiptarët i kanë dhënë Ramës besimin për të ushtruar pushtetin për vite me radhë, ndërsa sot, sipas tij, ai po ofendon fëmijët e tyre.

Po ashtu, kreu i “Shqipëria Bëhet” i bëri thirrje kryeministrit që të japë dorëheqjen.

“O delenxhi burrë, që të bënë ministër Kulture, të bënë kryebashkiak dhe tani kryeministër, e ke 30 vite në pushtet, ti sot u thua fëmijëve shqiptarë ‘hajvanë’ vetëm pse nuk janë dakord me hajdutërinë që po bën.

Ti je kreu i hajdutëve dhe duhet të japësh dorëheqje. Jep dorëheqjen dhe përballu me rininë e vendit tënd. Largohu nga detyra që nuk të takon”, u shpreh Lapaj.

Lajme të tjera |  Protesta! Rama: Axhendë e molotovarëve, po dëmtohet turizmi! Vlora e do zhvillimin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us