E PAPRITUR/ Rivalët e Bayern Munich “çmenden” pas Ernest Muçit, gati HAPI I MADH në karrierë për shqiptarin

E ardhmja e Ernest Muçit duket larg ekipit të Trabzonspor dhe Turqisë. Në bazë të raportimeve të fundit nga gazetari turk, Serdar, bëhet e ditur se rivalët e Bayern Munich në Bundesligën gjermane, konkretisht Hoffenheim dhe Frankfurt janë shumë të interesuar për shërbimet e 25-vjeçarit shqiptar.

Trabzonspor vetëm gjatë kësaj vere e bleu përfundimisht kartonin e sulmuesit të Shqipërisë nga Besiktas për 8.5 milionç euro, por mbërritja e një oferte të majme, nuk do refuzohej.

Nëse Hoffenheim apo Frankfurt “gërmojnë xhepat” dhe plotësojnë kërkesat e drejtuesëve të Trabzonspor në planin e të ardhurave, për Muçin ky do të rezultojë hapi i madh në karrierë. Sipas “Transfermarkt”, kartoni i ish-sulmuesit të Tiranës shkon në 11 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us