Jashtë planeve tek Juventus, Edon Zhegrova mund të bëhet shok skuadre me sulmuesin e Shqipërisë

Edon Zhegrova duket se do të largohet nga Juventus në këtë merkato verore. Anësori që u ble vitin e kaluar nga Lille, nuk arriti të përshtatej me skemat e trajnerit Spalleti.

Juventus po nis një projekt të ri dhe Zhegrova është në listën e largimeve. Drejtori i ri sportiv, Giovanni Carnevali është në bisedime me disa klube të rëndësishme për të dëgjuar çdo ofertë që do të paraqitet për dardanin.

Sipas “TMW” ekipi më i interesuar për Zhegrovën është Trabzonspor në Turqi, ku do të ishte shok skuadre me Ernest Muçin. Për momentin është vetëm në fazë bisedimesh, por klubi turk mund të jetë aventura e re e Zhegrovës.

Lajme të tjera |  E PAPRITUR/ Rivalët e Bayern Munich “çmenden” pas Ernest Muçit, gati HAPI I MADH në karrierë për shqiptarin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us