Taulant Balla ka komentuar largimin e deputetes Marjana Koçeku nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke u ndalur te mënyra e komunikimit institucional dhe detyrimet e deputetëve.
Gjatë deklaratës së tij, Balla u shpreh se mungesa e njoftimeve zyrtare dhe komunikimi informal nuk mund të zëvendësojnë procedurat parlamentare, ndërsa theksoi edhe përgjegjësinë që kanë përfaqësuesit e zgjedhur ndaj mandateve të tyre dhe votuesve.
“Unë jam bariu dhe më thoni që unë nuk kam një njoftim që një koleg të sjellë një shkresë; deri të premten kam pasur komunikim. Të mos harrojmë që ne kemi mandate përfaqësuese. Të gjithë ne, deputetët e PS-së, jemi këtu se na kanë votuar socialistët. Të shkojnë e ta provojnë njëherë pa grushtin dhe trëndafilin, si dalin. S’bëj analizë për një deputete të re. Një deputete e re që u ftua të jetë pjesë e PS-së, një ditë të bukur pasi mori medalje”, tha s’dua të vij më në punë. Njerëzit duhet të njoftojnë zyrtarisht. Ku ta di unë që s’i kanë mbyllur Facebook-un. Unë e kam marrë në telefon, s’ma ka hapur”, tha ai.
Pjesë nga fjala e Taulant Ballës:
Komisionerja Marta Kos ishte shumë e qartë, ky është një element, një pjesë e kapitujve që është në proces, kapitulli 27, dhe Kos i qetësoi të gjithë shpirtrat e trazuar, përveçse në Tiranë, sepse kush ka logjikë duhet ta duartrokiste atë. Të vetmit që e duartrokitëm ishim ne dhe ishte një figurë që i bën biografinë të gjithëve. Kos tha që kapitulli 27 nuk mbyllet pa u sqaruar kjo gjë. Që në këtë moment mbyllet ky diskutim që për të hyrë në BE ne do bëjmë gjithçka, dhe anëtarësimi për BE vlen mbi gjithçka tjetër.
BE thotë bëni kujdes te kjo, të dyja bashkohen dhe punojmë për këtë. S’mund të vijë dikush sot… ndoshta kemi nja 40 vjet që kur Shtrausi vizitoi Shqipërinë dhe në atë kohë erdhi me një ide shumë të madhe dhe kemi 40 vjet që qahemi pse s’e kemi bërë atë që tha ai, tani të bëjmë ne të njëjtin gabim me këtë investim dhe të qajmë 40 vite… kemi bërë shumë gabime dhe kemi mësuar, edhe inati dhe urrejtja hahen gjellë të ftohta, kjo shumicë është votuar me më shumë vota dhe kemi marrë këtë shumicë që Edi Rama të qeverisë vendin deri në momentin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kështu që në këtë këndvështrim çdo lloj forme proteste, e cila tani nuk merret me Zvërnecin, dje pashë dhe këtu jo për subjektivitetin e faktit, por këtu të guxosh të thuash një fjalë që je kundër protestës, këtu librin e shtëpisë. Më thonë pse poston çdo ditë duke qenë se ke sharës, por të guxosh të sulmosh ata që janë pushteti i katërt i paanshëm, mediat, por të shash gazetarët dhe t’i fyesh, nuk e di kush e drejton Unionin, mendoj që, le të themi, gazetarët duhen respektuar për punën që bëjnë.
E para, kjo nuk është rasti i parë në politikë. Mbaj mend në 2021 Gazment Bardhi akuzonte Sali Berishën se ai bashkë me Flamur Nokën ishin takuar me bandat në Elbasan për të intimiduar anëtarët e PD për të firmosur. Jemi në një situatë… e para është që çdo person nga ne i cili mban mbi supe një nder të madh të jesh anëtar i Kuvendit, nuk ka një nder më të madh, dhe në këtë këndvështrim është që kërcënimi është një vepër penale dhe moskallëzimi i një krimi është vepër penale. Në rast se ka një maskara që guxon të kërcënojë një qytetar, pavarësisht funksionit që ka, ajo është kriminale dhe ti je i detyruar të shkosh në polici dhe të thuash që në telefonin tënd, të vëllait tim…
Këto ditë këto lëvizjet neofashiste, jo protesta, por pjesë të caktuara çojnë çdo ditë mesazhe kërcënuese, vijnë te selia e PS, dhe për emrat, nëse edhe këtë si fakt nuk kam njohuri, jam solidar me këta që kërcënohen për shkak të funksionit që kanë dhe mendoj se duhet të hetohet. E nxis Prokurorinë e Shkodrës në rastin në fjalë të fillojë një hetim. Sa i përket pyetjes tjetër, unë jam bariu si kreu i GP të PS dhe më thonë që unë nuk kam një njoftim që një koleg të më sjellë me shkrim ose komunikim.
Deri të premten kam pasur komunikim me kolegen dhe megjithatë secili ka vendimmarrjen e vet, por mos harrojmë që ne kemi mandate përfaqësuese. Unë e them shpesh, të gjithë ne deputetët e PS jemi këtu sepse na kanë votuar votuesit e PS dhe ua them shpesh kolegëve më të rinj të shkojnë ta provojnë pa grushtin dhe trëndafilin si dalin. Kam pasur një mik kaubojsin që erdhi dhe iku dhe kur doli vetë e provoi sa vota mori. Unë kam vite në këtë punë.





