“Firo” nga klubi i Superiores, ish-sulmuesi i Tiranës gati t’i japë lamtumirën nënkampionëve

Me shumë mundësi, Aldi Gjumsi nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Skënderbeut. Burime për “Newsport.al” raportojnë se sulmuesi 24-vjeçar dhe klubi korçar janë pranë mbylljes së bashkëpunimit.

Kujtojmë se Gjumsi u bashkua me “bardhekuqtë” në janar të këtij viti, pasi i dha fund aventurës me Tiranën. Mirëpo, duket se palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe largimi është në “prag”.

Kujtojmë se 24-vjeçari është një lojtar i formuar në ekipin e Tiranës. Ndërkohë që më vonë është aktivizuar edhe me Teutën, Lirinë e Prizrenit dhe së fundmi me Skënderbeun.

Gjatë pjesës së dytë të sezonit në Kategorinë e Parë me korçarët, Gjumsi mori pjesë në 14 ndeshje. Ai ia doli që të shënonte një gol dhe të asistonte në 5 të tjerë, duke i ndihmuar për rikthimin në Superiore dhe për të arritur vendin e nënkampionit.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Oltijon Kërnaja me klub të ri, trajnerit i besohet stoli nga ekipi që kërkon rikthimin në Superiore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us