Florin Bratu vjen në fundjavë në Tiranë. Është trajneri i ri i Partizanit, i cili nga Rumania konfirmon një fakt të tillë. I ftuar në emisionin “Liga Digi Sport”, Florin Bratu tha se do të udhëtojë në fund të javës drejt Tiranës për të nisur përgatitjet verore me ekipin e ri. Pasi kampionati do rifillojë në gusht, dhe jo shtator siç u projektua, planet kanë ndryshuar.

“Po, në fund të javës largohem. (Pra do të shihemi në emision deri atëherë?) Po, nëse më ftoni. Nuk po marr gjithë shtëpinë me vete. Për një orë jemi atje, shkojmë edhe me makinë, nuk është problem”, deklaroi Florin Bratu në emisionin “Liga Digi Sport”. Florin Bratu (46 vjeç) ka gjetur ekipin e tij dhe do të largohet nga Rumania, një muaj pas ndarjes me Metaloglobus. Ai ka arritur marrëveshje me Partizani Tiranë, nga Shqipëria, dhe kështu do të trajnojë sërish jashtë vendit, në eksperiencën e tij të dytë pas asaj te Karmiotissa (Qipro).
ANALIZA E RUMUNËVE – Aktualisht, Partizani luan në “Arena e Demave”, një stadium modest me vetëm 4,500 vende, ndërsa në ndeshjet europiane kalon në “Arena Kombëtare”, e cila ka kapacitet deri në 22,500 spektatorë. Skuadra nga kryeqyteti i Shqipërisë e mbylli sezonin e rregullt në vendin e pestë, vetëm një pikë pas Dinamos, duke humbur kështu “play off”- in në favor të rivalëve të qytetit. Gjithashtu, në Kupën e Shqipërisë, ekipi i ri i Bratuit u ndal në çerekfinale, pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë dhe 1-3 në të dytën kundër AF Elbasanit.





