E PAPRITUR/ Tradhtoi Shqipërinë për Zvicrën, Adrian Bajrami përgatit rikthimin e bujshëm

Adrian Bajrami po përgatit rikthimin në futbollin portugez, por këtë herë jo te Benfica. Ish-qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare që “tradhtoi” ngjyrat kuqezi për Zvicrën, do të ndryshojë ambient.

Ai do të largohet nga Luzern, për të nisur një aventurë të re me fanellën e Braga. Sipas gazetarit Lorenzo Lepore, akordi është arritur dhe firma e 24-vjeçarit me klubin portugez do të vijë së shpejti, ndërsa të dielën do të kryejë edhe vizitat mjekësore.

Kujtojmë se Bajrami e ka nisur karrierën e tij në Zvicër me të rinjtë e Young Boys, për të kaluar te akademia e Benfica në gusht të vitit 2018. Në janar të 2026-ës viti u largua përfundimisht nga Benfica drejt Luzern për 900 mijë euro, por aventura e dytë në Zvicër nuk zgjat shumë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sulmuesi “braktis” kryeqytetasit, 26-vjeçari firmos me nënkampionët e Superligës

Në rang kombëtaresh, Bajrami ka luajtur me Zvicrën U18, Shqipërinë U19, Shqipërinë U21 dhe Kombëtaren shqiptare A, pasi të vendoste përfundimisht largimin te Zvicra, duke u lënë jashtë Botërorit 2026 nga këta të fundit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us