Profili i Ramës në Facebook bëhet “Flamingo”! (Foto-Lajm)

Teksa protestuesit vijojnë për të 26-ën ditë radhazi tubimet e tyre dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të tërhequr vëmendje.

Pasditen e kësaj të enjteje, Rama ka ndryshuar fotografinë e profilit dhe imazhin e kopertinës në llogarinë e tij në Facebook, duke vendosur flamingot, simbolin që është identifikuar tashmë gjerësisht me protestën e nisur në mbrojtje të zonës së Zvernecit.

Profili i Ramës në Facebook bëhet "Flamingo"!

Flamingoja, e cila u bë simbol pas përplasjes në Zvërnec dhe mbrojtjes së zonës së Nartës, është shndërruar tashmë në emblemën e një lëvizjeje që ka tejkaluar çështjen e një projekti turistik dhe është kthyer në një revoltë më të gjerë kundër qeverisë.

Lajme të tjera |  "Shpërthen" Erion Braçe: Këta duan të na kthejnë një mijë vjet mbrapa, është çmenduri. S'do pyesim Qorin dhe Lapajn, ata kanë humbur me votë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us