Kreig Bellami nuk do të jetë trajneri i Bërnlit. Dje u tha se klubi i Premier Ligë do paguante 700 mijë euro për shërbimet e trajnerit të Uellsit, ndërsa ishte pranë firmës. Sot tregohet se kjo pistë përfundimisht ka rënë.

Bellami nuk është gati për rikthimin në Angli. “Sky Sports” shton se Stiv Koper dhe Rob Eduards mbeten alternativa.
“Kurrë nuk e konsiderova që ta pranoja. Bërnli është një klub i mrekullueshëm por të ulesh në stolin e ekipit tënd kombëtar është nderi më i madh dhe kam punë të pambaruara”, raportohet të jetë shprehur trajneri i Uellsit.
Armando Broja me shokë prej kohësh po presin për trajnerin e ri. Edicioni i ardhshëm në Championship nuk do të jetë aspaki lehtë.





