ZYRTARE/ Sulmuesi “braktis” kryeqytetasit, 26-vjeçari firmos me nënkampionët e Superligës

Lorik Dobratiqi është futbollisti më i ri i Ballkanit. Sulmuesi 26-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën me kryeqytetasit e Prishtinës së Re, për të nisur një rrugëtim të ri me nënkampionët e Kosovës.

Për shërbimet e tij, klubi nga Theranda s’ka shpenzuar, pasi me përfundimin e kontratës doli lojtar i lirë. Ndërsa vetë Dobratiqi, ka firmosur me Ballkanin kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029.

Kujtojmë se 26-vjeçari e ka nisur karrierën e tij pikërisht në Kosovë me KF Minatori. Më vonë është aktivizuar me ekipe si Bashkimi, Rahoveci, Shkëndija dhe së fundmi Prishtina e Re.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ 400 mijë euro! Ish-sulmuesi i Partizanit “tradhton” kryeqytetasit dhe kalon te nënkampionët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us