Lëvizje kampionësh mund të quhet ajo e Egnatias në këtë merkato të verës, kjo pasi kampionët e Superiores kanë qenë mjaft aktivë me afrime të shumta, për t’ia vënë në dispozicion trajnerit Nevil Dede.
Numan Ajeti
Së fundmi, siç raportojnë mediat në Maqedoni, klubi rrogozhinas ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë, Numan Ajeti, i cili pak orë më parë shkëputi marrëdhëniet e tij me Shkëndijën e Tetovës.
Pas një sezoni në kampionatin maqedonas, ku zhvilloi 24 paraqitje me fanellën e tetovarëve, Ajeti kalon te kampionët e Shqipërisë duke i shtuar më shumë elementë prapavijës, në prag të sezonit të ri.
View this post on Instagram





