ZYRTARE/ Ka luajtur me Bregun e Fildishtë, Egnatia shton “forcat” në mesfushë me talentin afrikan

Përmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Egnatias ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Ibrahim Diabate. 22-vjeçari e ka bërë debutimin me Bregun e Fildishtë U-23 para 3 vitesh, ndërsa eksperienca e fundit futbollistike në nivel klubesh përkon me Zulte Ëaregem në Belgjikë.

“Mirë se vjen në familjen e Egnatias, Ibrahim Diabate! Sulmuesi vjen nga klubi belg Zulte Ëaregem për të nisur një aventurë të re me kampionët e Shqipërisë”, ka shkruar klubi rrogozhinas.

Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede do kërkojë avancimin në raundin e parë të Champions League, ndërsa do të përballen me Petrocub të Moldavisë.

Ndeshja e parë do të mbahet në fushën rivale, 8 korrik, kurse ajo e kthimit më 15 korrik, stadiumi “Arena Egnatia”, ora 21:00.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Rekord i përsosur në 4 ndeshje, organizatorët e Botërorit arrijnë fitoren e parë pas 40 vitesh në fazën eliminatore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us