Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja, në një video të radhës për kanalin e klubit të Burnley, ka treguar përmes një pytësori të shkurtër disa “sekrete” në lidhje me fushën e blertë dhe jashtë saj. Broja iu bashkua ekipit të Burnley në verën e vitit 2025, ndërsa ende nuk e ka gjetur veten.
Shoku juaj më i mirë në futboll?
Do të thoja Sterling, Livramento, Colwill, Edward, Laurent.
Numri që ju mbani mend si futbollist?
Numri im i parë ishte 57, besojë! Mendojë se ky ishte numri që kam debutuar.
Lojtari më i mirë që keni luajtur së bashku?
Eden Hazard.
Nëse do ktheheshit mbrapa në histori, cili moment do rikujtonit?
Momnetin kur Cristiano Ronaldo fitojë Kampionatin Europian me Portugalinë në 2016, por pa dëmtimin e tij në finalen e madhe.
Cili vend do të dëshironit të jetonit për 1 vit?
Në Florida, Tampa, specifikisht në këtë vend.
Lojtari që ju e keni idhull dhe ju ka ndihmuar të rriteni profesionalisht?
Ronaldo braziliani dhe Cristiano Ronaldo.
Kush mendoni se është më i mirë mes këtyre dyjve?
Do të zgjidhja Ronaldo brazilianin, por Cristiano Ronaldo është G.O.A.T-i im.
Lojtari që ka më shumë stilt te ekipi i Burnley?
Do të thoja për veten, Marcus Edëard, ndoshta edhe Lyle Foster.





