Franca është tjetër nivel! “Gjelat” e Didier Deshamp janë padiskutim kombëtarja për t’u mundur në këtë Botëror.

Blutë siguruan një fitore të pastër 3-0 ndaj Suedisë në raundin e 1/16-ve të Kupës së Botës, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “MetLife”.
Ylli francez Kilian Mbape ishte edhe një herë vendimtar, duke realizuar dy gola dhe udhëhequr “Gjelat” drejt kualifikimit, ndërkohë që goli tjetër u shënua nga Barkola.
Me këtë sukses, Franca është bërë skuadra me sulmin më produktiv të turneut dhe tani do të përballet me Paraguain në fazën e 1/8-ve. Nga ana tjetër, Suedia pësoi humbjen e saj të parë ndaj Francës në një turne madhor dhe i dha fund aventurës në Kupën e Botës me një eliminim zhgënjyes.
FT FRANCË – SUEDI 3-0
Mbape 45′, 74′, Barkola 53′
74′ GOLI I MBAPE: VIDEO
53′ GOLI I BARKOLA: VIDEO
45′ GOLI I MBAPE: VIDEO
35′ SHTYLLA ME ROVESHATË E OLISE: VIDEO
20′ GOLI I ANULUAR I MBAPE: VIDEO





