Mbi 2.6 milionë euro “humbje”, Elbasani i “shkatërruar” në të gjitha drejtimet! ÇFARË PO NDODH ME VERDHEBLUTË?!

Para disa minutash, klubi i Elbasanit ka zyrtarizuar 8 largime me peshë. Edhe pse disa emra diheheshin si Lokuli e Manellari apo Janacek, të tjerë me “peshë”, e kanë kthyer ekipin verdheblu në “shkretërirë”.

Zhvendosja e goledaorëve Xhonatan Lajthia, Ze Gomes e Tsague, ka krijuar “hendek të frikshëm”. Ishin pikërisht këta sulmues që u kthyen në “makth” për mbrojtjet mike në edicionin e kaluar, por tashmë do të mbeten “kujtim i vjetër”.

Largimi i dy qendërmbrojtësve Azemovic e Olberkis kanë prishur “ekuilibrat” edhe në prapavijë. Nëse i llogarisim vlerën e të gjithë këtyre lojtarëve të larguar, duke nisur me Janacek, Luokili, Manellari, Azemovic, Ze Gomes, Olberkis, Tsague dhe Lajthia, përkon me mbi 2.6 milionë euro, kuot e frikshme. Nga e gjithë kjo “panoramë”, Elbasani nuk fitoi asnjë kacidhe.

Lajme të tjera |  Partizani do ketë një fytyrë të re me rumunin, priten lojtarë me karakter dhe fantazi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us