Teuta është gati për goditjen e radhës në merkato. Sulmuesi me origjinë nigeriane, David Ankeye pritet të jetë afrimi i radhës për klubin durrsak, duke “blinduar” kështu repartin ofensiv.
Sipas “Futbolli në Shqipëri”, 24-vjeçari ka dhënë “dritën jeshile” për të lënë Serie A ku aktivizohet me Genoan dhe për të nisur një aventurë të re në “Abissnet Superiore”. Vetë karriera e tij, thotë shumë, duke i dhënë cilësi më tepër skuadrës së Edlir Tetovës.
Vlera aktuale e Ankaye është 600 mijë euro, duke rritur ndjeshëm edhe vlerën e klubit të Teutës. Sulmuesi 24-vjeçar ka karrierë interesante, pasi ka luajtur me ekipe si Genoa, Virtus Entella, Rapid Bukuresht, Sheriff Tiraspol, Hammam Sousse, Jimmy FA dhe Hammarby.





