Protesta/ Balla: Dritan Goxhaj paguhet nga Irani, kemi prova! Prokuroria të hetojë

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se Dritan Goxhaj është një person i paguar nga Irani, duke pretenduar se ekzistojnë prova që mbështesin këtë akuzë.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Balla tha se sipas tij, Goxhaj sulmon Shtetet e Bashkuara të Amerikës në funksion të interesave të Teheranit. Lidhur me këtë çështje, Balla ka theksuar se duhet të administrohet urgjentisht nga autoritetet kompetente.

“Këtu ka persona të paguar në shërbim, p.sh. Dritan Goxhaj është person që paguhet nga Irani. Kemi prova dhe sigurisht fakti publik më i pakundërshtueshëm se ky person sulmon SHBA-në për hesap të Iranit është një provë që duhet administruar urgjentisht. Të dalësh dhe të thuash në mes të studios televizive që këtu duhen vrarë udhëheqësit politikë me plumb ballit, më vjen keq që Prokuroria në këtë vend, me iniciativën e vet, nuk vepron me këta persona dhe në asnjë vend tjetër nuk do të kishte ndodhur që këta persona të livadhisnin, por ky është debat tjetër”, u shpreh Balla.

Lajme të tjera |  Edi Rama: Unë jam njishi për sharjet, por mos i lexoni fare komentet se algoritmi është çmendur. Unë dikur iu përgjigjesha, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us