Mbi 1 muaj protestë! Ambasada e SHBA-ve thirrje qytetarëve amerikanë në Tiranë: Kujdes, mund të përshkallëzojnë në dhunë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim sigurie për qytetarët amerikanë në Shqipëri, në lidhje me protestat që po vijojnë çdo natë para Kryeministrisë, teksa janw shunuar mw shumw se njw muaj nga tubimi.

Në deklaratën zyrtare, Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes nëse ndodhen pranë zonave ku zhvillohen tubime, duke theksuar se edhe pse këto protesta shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë me shpejtësi.

Ambasada paralajmëron se gjatë protestave mund të ketë prani të shtuar të forcave të policisë, bllokime rrugësh, devijime të qarkullimit dhe ndërprerje të trafikut, sidomos në orët para dhe gjatë zhvillimit të tyre.

Njoftimi i plotë i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë:

Vendndodhja: Në të gjithë vendin; Tiranë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmenti mes Sheshit “Skënderbej” dhe Sheshit “Nënë Tereza”, përpara Kryeministrisë.

Data/Koha: Në vijim.

Njoftimi: Protestat e përnatshme vazhdojnë përpara godinës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mes Sheshit “Nënë Tereza” dhe Sheshit “Skënderbej”. Protesta të tjera mund të zhvillohen edhe në ditët në vijim, si në Tiranë ashtu edhe në qytete të tjera

Edhe pse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë me shpejtësi. Tubimet mund të shtrihen edhe në zonat përreth, përfshirë ndërtesa të tjera qeveritare. Në orët para zhvillimit të protestave dhe gjatë tyre pritet prani e shtuar e forcave të policisë, bllokime rrugësh, devijime të qarkullimit dhe ndërprerje të trafikut.

Nëse ndodheni në një qytet ku po zhvillohet një protestë, tregohuni vigjilentë dhe vendosni në prioritet sigurinë tuaj personale. Ndiqni mediat lokale dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve të rendit për informacionet më të fundit.

Masat e rekomanduara për sigurinë:

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin pjesëmarrjen në protesta.

Tregohuni të vetëdijshëm për mjedisin përreth jush dhe kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonit apo kufjeve në vende publike.

Ndiqni vazhdimisht mediat lokale për zhvillimet e fundit.

Keni gjithmonë një plan emergjence ose një strategji daljeje nga zona.

Mbani një profil të ulët dhe shmangni tërheqjen e vëmendjes.

Lajme të tjera |  "Janë mbledhur dështakë e zemërakë", Rama për protestat: Ka shumë për të reflektuar nën atë 'koren e zezë'

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us