Berisha mbështet protestën: Shembull frymëzimi në mbarë botën

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, po zhvillon sot një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.

Gjatë fjalës së tij, Berisha foli lidhur me protestat kundër qeverisë. Ai u shpreh se Partitë Popullore Europiane mbështesin protestën për shkak të kauzës së saj të drejtë.

Sipas tij, protesta mund të jetë ndoshta e vetmja në 30 vitet e fundit në Shqipëri dhe Europë, e cila ka marrë mbështetjen e plotë të të gjithë spektrit politik.

“Në rezolutën e miratuar për raportin renditen të gjitha problematikat e mëdha të raportit, por shtohet gjithashtu paragrafi për protestën rinore qytetare të shqiptarëve, që arrin sot në ditën e 35-të të saj.

PPE mbështet protestën për shkak të kauzës së saj të drejtë.

Lajme të tjera |  4 Korriku në Tiranë: 'Festë' dhe protestë! Rama feston 62-vjetorin, diaspora 'zbarkon' në protestën e 35-të

Mendoj se kjo është një arritje e madhe, në radhë të parë për ata djem dhe vajza, burra dhe gra që kanë 35 ditë që protestojnë për një kauzë të madhe kombëtare me orë e orë të tëra dhe janë bërë shembull në mbarë botën për protestën e tyre paqësore.

Pra, mund të themi se sot protesta mund të jetë ndoshta e vetmja protestë në 30 vitet e fundit në Shqipëri dhe Europë, e cila ka marrë mbështetjen e plotë të të gjithë spektrit politik të Europës demokratike”, u shpreh Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us