Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në faqen e tij në Facebook, ku ka falënderuar të gjithë qytetarët për urimet e ditëlindjes së tij.

Rama e ka shoqëruar postimin me një foto të tij të gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet krah një flamingoje, i veshur me një kostum ngjyrë rozë.

Përveç falënderimit për qytetarët të cilët e kanë uruar, kryeministri ka falënderuar edhe komentuesit, të cilët sipas tij do ta shajnë në komente, duke shtuar se urrejtësit besnikë janë prova më e sigurt që nuk po jeton kot.

Postimi i Ramës:

FALEMINDERIT për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave, dhe prandaj po jua përcjell këtu falënderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon.

Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe

E me këtë rast, faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurt që nuk po jeton kot.

Lajme të tjera |  Temperaturat ekstreme “përvëlojnë” Evropën, zjarre dhe viktima në disa shtete

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us