Bëri bujë me trajner Ilir Dajën, mbrojtësi shqiptar lë “thatë” Dinamon dhe zgjedh kalimin në Turqi

Burime për media, bëjnë të ditur se qendërmbrojtësi shqiptar i Kosovës, Lumbardh Dellova ka vendosur të bashkohet me Amedspor në Superligën turke. 27-vjeçari edhe pse është në kontratë me CSKA Sofian deri në verën e vitit 2027, ka vendosur të largohet nga Bullgaria.

Te Amedspor, Dellova do të gjejë një “koloni” shqiptarësh, duke filluar me trajnerin Besnik Hasi dhe sulmuesit Ermal Krasniqi e Florent Hasani.

Në garë për shërbimet e Dellovës ishte edhe Dynamo Kyiv, por që nuk ia ka dalë të bind palën tjetër. Lojtari në fjalë, bëri bujë te Ballkani në Superligën e Kosovës, periudhë kur ekipi nga Suhareka drejtohej prej trajnerit Ilir Daja.

Lajme të tjera |  Mungesë e rëndësishme për Egnatian në Champions League, zbulohet arsyeja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us