“Mos u strukni si minj” – Robert Aliaj thirrje qytetarëve: Ku jeni ju me tatuazhe të “Shqipërisë së Madhe”, kush ju ka tredhur?

Artisti Robert Dragot Aliaj ka bërë një thirrje publike për pjesëmarrje në protestë, përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.

Në reagimin e tij, Aliaj u drejtohet qytetarëve me tone kritike, duke i ftuar të angazhohen dhe të mos qëndrojnë pasivë përballë zhvillimeve në vend.

“Ku jeni ju, patriotët e stadiumeve dhe koncerteve tallava, ju me tatuazhe të Shqipërisë së Madhe, që ulërini me histeri?

Por kur atdheu digjet, pse strukeni si minj? Kur ti nuk je në gjendje të mbrosh fëmijën tënd, ti nuk e meriton atë. Ti, patrioti njëpërdorimësh, kush të ka tredhur ty?”, shprehet ai.

Më tej, aktori thekson se patriotizmi nuk matet me simbole apo slogane, por me gatishmërinë për të vepruar në mbrojtje të vendit.

Lajme të tjera |  Erion Braçe shpërthen kundër Policisë Bashkiake: Gjobëvënës, ose bëni punën, ose shporruni. Rri unë bëj punën tuaj

“Patriotizmi i vërtetë nuk është kënga e Xhamadanit që shpërthen nga xhamat e makinave luksoze me të ardhura nga prostitucioni dhe droga.

Nuk janë këngët e pasinqerta për shqipet, që i keni shfarosur për t’i ngrënë apo balsamosur. As droga, as kriminaliteti, as korrupsioni. Jooooooo, nuk janë patriotizëm”, shprehet ai.

Në fund të mesazhit, Aliaj u bën thirrje qytetarëve të protestojnë, duke e cilësuar këtë si një akt të patriotizmit të vërtetë.

“Patriotizmi i vërtetë kushton diçka, zotërinj. Kushton më tepër se liria. Prandaj lëvizni, bëni një herë diçka në jetën tuaj. Protestoni!

Patriotizëm i vërtetë do të thotë besnikëri, të jesh i betuar për diçka më të madhe se vetja. Patriot i vërtetë është një i dashuruar me jetën, i lirë në hapësirë, nuk bën pazare, nuk vjedh vendin e tij, nuk vjedh votën, as nuk e shet.

Lajme të tjera |  Rama u ankua për mamanë e shokut të tij, i përgjigjet mjekja: Nuk keni informacion, kujdes çfarë flisni se jeni dhe kryeministër

Refreni i patriotizmit të vërtetë nuk është: “O sa mirë me qenë shqiptar”.

Patriotizmi i vërtetë është rituali i atij që ngrihet në këmbë kur atdheu është në rrezik.”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us