Klubi i Egnatias, përmes postimit në rrjetet soicale, ka bërë të ditur se portieri Mario Dajsinani i ka lënë pas problemet fizike dhe është rikthyer në stërvitje me ritëm të plotë.
Po ashtu, “gardiani” i klubit rrogozhinas do të jetë i disponueshëm për raundin e parë të Champions League, ku kampionët e Superiores do të përballen me Petrocub të Moldavisë.
Ndeshja e parë do të jetë jashtë për Egnatian, ndërsa ajo e kthimit do zhvillohet në Rrogozhinë.





