ZYRTARE/ Kapiten te Elbasani, mbrojtësi “tradhton” verdheblutë dhe kalon te rivali i Superiores

Nuk ka më dilema, Emiljano Musta është lojtari më i ri i Vllaznisë. Klubi shkodran e ka zyrtarizuar mbrojtësin e krahut, përmes postimit në rrjetet sociale. 34-vjeçari ishte lider te Elbasani në edicionin 2025-2026, nën urdhërat e trajnerit Ivan Gvozdenovic, çka do të thotë se për verdheblutë kjo është “humbje” në prapavijë, për më tepër të rival i drejtpërdrejtë në Superiore. “Mirë se erdhe, Emiljano Musta!

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e majtë Emiljano Musta, i cili do të jetë pjesë e skuadrës kuqeblu për sezonin e ri.

Me eksperiencën e tij në futbollin shqiptar, Musta i bashkohet Vllaznisë për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivave të klubit në kampionat dhe në arenën europiane. I urojmë Emiljanos shumë suksese me fanellën kuqeblu! Mirë se erdhe në familjen e Vllaznisë”, shkruan klubi i Vllaznisë.

Lajme të tjera |  Nga Skënderbeu i Korçës te “përplasja” me Harry Kane në Kupën e Botës, historia e pabesueshme e mesfushorit afrikan

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us