ZYRTARE/ La Brazilin për Egnatian, klubi rrogozhinas ndërpret kontratën me lojtarin amerikano-latin

Ekipi i Egnatias ka vendosur të ndajë “rrugët” me mbrojtësinë e krahut të majtë Jefferson. Edhe pse 23-vjeçari la ekipin brazilan të CSA për t’u bashkuar me rrogozhinasit, vetëm 1 vit ka zgjatur “bashkëjetesa”.

Kontrata ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2027-të, por duket se palët kanë tjetër qasje. Në sezonin 2025-2026, Jefferson zhvilloi 26 ndeshje në të gjitha kompeticionet me skuadrën rrogozhinase, duke mos e fituar kurrë pozitën e titullarit.

23-vjeçari brazilan largohet me titullin e kampionit në Superiore prej Egnatias, ndërsa do jetë në kërkim për ekip të ri.

 

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ka luajtur 4 ndeshje me Manchester City-n, mesfushori shqiptar mbetet në... “ajër”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us