E BUJSHME/ Ndryshon krejt papritur e ardhmja e Ylber Ramadanit, mesfushori “braktis” Serie A dhe kalon në Turqi

Një tjetër futbollist shqiptar do t’i bashkohet Superligës turke dhe fjala është për Ylber Ramadanin. Siç raporton gazetari italian, Gianluca Di Marzio, mesfushori i Kombëtares do t’i bashkohet Corum FK, klub i cili siguroi ngjitjen në elitë për sezonin e ardhshëm.

Mësohet se Lecce që zotëron dhe kartonin e mesushorit, ka pranuar ofertën e klubit turk dhe pas tre sezonesh në Serie A, Ramadani do të provojë një tjetër aventurë në karrierë.

Në Turqi, lojtari kuqezi do t’i bashkohet “kolonisë” së shqiptarëve, pasi në këtë kampionat luajnë po ashtu Qazim Laçi te Rizespor, Ernest Muçi te Trabzonspor, Rey Manaj te Sivasspor (mund të largohet), Taulant Seferi dhe Arlind Ajeti te Bodrum FK, si dhe Arbnor Muja te Samsunspor.

Lajme të tjera |  Partizani ofroi 140 mijë euro, ish-sulmuesi i Superiores del i lirë në merkato

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us