E BUJSHME/ Ka fituar gjithçka me Manchester City-n, sulmuesi i vetëofrohet klubit të Trabzonspor! Gati “duo” me Ernest Muçin

Sipas raportimeve të fundit nga “birazzfutbol” në Turqi, sulmuesi i Algjerisë, Riyad Mahrez është gati të bashkohet me ekipin e Trabzonspor në Superligën turke.

Agjentët e lojtarit afrikan po shtyn që ky transferim të ndodh, ndërsa anësori ofensiv ka mbetur pa skuadër, pasi mbylli marrëveshjen me Al-Ahli në Arabinë Saudite.

Nëse kalimi ndodh, Mahrez do të formoi “duo” në linjat respektive me sulmuesin e Kombëtares, Ernest Muçi. Vetëm këtë verë, Muçi firmosi kontratën me klubin nga qyteti i Trabzonit, e cila është e vlefshme deri në 2029.

Mahrez bëri bujë me Manchester City në Angli, ku fitoi gjithçka, nga Premier League e deri te Champions League apo Botërori i Klubeve.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Merr fund “telenovela” e Roberto Martinez, Cristiano Ronaldo me trajner të ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us