Florin Bratu u bën “zbor” futbollistëve që në ditën e parë, Partizani nis përgatitjet për sezonin e ri

Florin Bratu ka nisur menjëherë nga puna me Partizanin, pasi mori “frerët” e klubit me prezantimin si trajneri i ri i të kuqve për sezonin e ardhshëm.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, rumuni është përpjekur të merret me grupin aktual të futbollistëve, të cilët kanë marrë “sinjalet” e para taktike nga 46-vjeçari.

Bratu shihet si një afrim me potencial në pankinë dhe nisur edhe nga deklaratat e dhëna pasi u prezantua si i kuq, dha idenë se ky Partizan do të luftojë maksimalisht për t’u shpallur kampion të Shqipërisë për edicionin e ri 2026/27.

Së bashku me të, klubi njoftoi edhe stafin teknik që do të ndihmojnë trajnerin në realizimin e objektivave sezonalë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Ka fituar gjithçka në karrierë, por ëndrra Botëror mbeti thjesht iluzion! Ronaldo shpërthen në "lot" pas eliminimit nga Spanja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us