ZYRTARE/ U largua me “llafe” nga Pogradeci, Vangjel Zguro firmos në kryeqytet

Vangjel Zguro është futbollisti më i ri i Prishtinës. Mbrojtësi 33-vjeçar ka vendosur të nisë një aventurë të re me “bardheblutë” e kryeqytetit në Kosovë, pas lamtumirës që i dha Pogradecit.

“FC Prishtina vazhdon kompletimin e skuadrës për sezonin e ri. Përforcimi më i ri i bardhekaltërve është mbrojtësi i majtë, Vangjel Zguro, i cili i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore në Bolu, Turqi”, shkruan ndër të tjera klubi.

Anësori i majtë ka një karrierë të pasur. Në të shkuarën Zguro ka luajtur me Pogradecin, Butrintin, Korabin, Kamzën, Luftëtarin, Kukësin, Tulsa, Red Wolves, Skënderbeun, Bylisin, Strugën dhe Partizanin.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Kaloi nga Tirana te rivalët e kryeqytetit, mbrojtësi surprizon me ekipin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us