Financimi nga qeveria shqiptare me 4.2 mln euro për koncertin e reperit me famë botërore Kayne West në Tiranë ka marrë vëmendje nga mediat ndërkombëtare.
Nga “The New York Time”, “Reuters”, “Deutsche Welle”, “Balkan Insight”, “Le Monde” dhe “News 24” e disa të tjera është shkruar lidhur me zemërinim që ka shkaktuar ky financim nga qeveria tek qyetarët shqiptarë.
“Kryeministri shqiptar hedh poshtë ankesat për koncertin e Kanye West.”– titullohet shkrimi që The New York Time-s i ka kushtuar koncertit që mbahet nesër në Tiranë.
Ndërsa Reuters ja ka kushtuar artikullin kryeministrit Rama dhe deklatarve të tij në lidhje me financimin e koncertit të reperit, i njohur edhe me emrin artistik Ye. Teksa një vëmendje ia ka kushtuar edhe reagimit qytetar kundër financimit publik, duke e lidhur me protestat që po mbahen prej më shumë se 1 muaji kundër qeverisë Rama.
“Kryeministri i Shqipërisë mbrojti të mërkurën vendimin për të shpenzuar 4 milionë euro për koncertin e reperit amerikan Kanye West, ndërsa u përpoq të zbusë zemërimin publik për këtë aktivitet, i cili ka shtuar tensionet mes protestave dhe kërkesave për dorëheqjen e tij.
Në Tiranë prej më shumë se një muaji zhvillohen protesta të përditshme. Fillimisht ato u nxitën nga planet për ndërtimin e një resorti luksoz nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.
Më pas protestuesit denoncuan edhe projekte të tjera zhvillimi në bregdet pranë zonave të mbrojtura dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke akuzuar qeverinë për korrupsion. Rama i ka mohuar këto akuza.”- shkruhet në artikull.
Gazeta franceze Le Monde shkruan se Edi Rama njoftoi se do të akordonte një subvecion prej 4.2 mln eurosh për zhvillimin e koncertit. Teksa në artikull ka përfshirë dhe zëra të aktivistëve dhe qytetarëve protestues të cilët kundërshojnë vendimin e qeverisë.
“Kryeministri i këtij vendi të vogël ballkanik, Edi Rama, njoftoi më 6 korrik se do të akordonte “urgjentisht” një subvencion prej 4 milionë eurosh për të shpëtuar zhvillimin e koncertit të artistit kontrovers amerikan, i cili është planifikuar të mbahet atë mbrëmje në periferi të Tiranës.
Njoftimi shkaktoi zemërim te mijëra protestues që, që nga fundi i muajit maj, janë mbledhur çdo mbrëmje përpara godinës së Kryeministrisë për të kundërshtuar projektet e resorteve luksoze në bregdetin shqiptar, të udhëhequra nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, dhe vajza e tij, Ivanka Trump.
“Kanye West është një antisemit i njohur. Dhe tani qeveria do të shpenzojë 4 milionë euro që koncerti të zhvillohet,” deklaroi Edison Lika, aktivist i lëvizjes “Revolucioni Flamingo”- thuhet në një pjesë të artikullit.
Vëmendja e mediave ndërkombëtare për mbajtjen dhe financimin e koncertit të artistit me famë botërore,pas reagimeve të shumta që kishte në rrjete nga qyterarë, aktivistë dhe protestues, të cilët e cilësojnë zhvatje të fondit të emergjencës publike, ndërsa ato para shprehen ata mund të shkonin për shëndetësinë dhe emergjencat civile e në shumë sektorë të tjerë.





